Subscribe

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e Erion Çelës dhe plagosjen e 4 personave të tjerë, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në rrugwn Don Bosco.

Kreu i Policisë Tonin Vocaj tha se Kasandër Noka ka kontaktuar me Kevin Suçin duke i ka ofruar shuma parash për ekzekutimin e Geron Hysenbelliut.

Lexo edhe :

Related Posts

Suçi më pas është lidhur me Ilirjan Feçin dhe vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilët ngatërruar objektiv dhe lanë të vdekur në vend Erion Çelën.

“Gjithashtu, nga deklarimet e vellëzerëve Beqiraj, ka rezultuar se më datë 04.01.2022, shtetasi Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpumim me dy persona të tjerë, ende të pa indentifikuar, si porosi e shtetasit Kasander Noga, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë shtetasin G. H., por autorët kanë ngatërruar objektiv, dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela dhe janë plagosur 4 të tjerë”, tha Vocaj.

Policia ka zbuluar edhe bashkëpunëtorët e tjerë në këtë vrasje.

“Gjithashtu, nga provat e mbledhura deri tani dyshohet se shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) dhe personat e tjerë, janë ndihmuar nga shtetasi Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh, shërbim karrotreci, shit – blerje automjetesh etj. Nga analiza e të dhënave telefonike rezulton se ky shtetas, ditën e ngjarjes ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe ka komunikuar me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi)”, bëri me dije Vocaj.

Policia u ka komunikuar masën arrest me burg Roland Ahmetsulajt, Indrit dhe Gentjan Beqirajt si dhe Ilirjan Feçit, të cilët aktualisht ndodhen në ambjentet e paraburgimit.

Kasander Noga ndodhet në burg në Belgjikë, dhe ekzekutimi i masës së sigurimit personal ndaj tij do të bëhet nëpërmjet letër-porosisë, ndërsa Kevin Zeneli është shpallur në kërkim. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *