Subscribe

Parlamenti ka publikuar votën e deputeteve për zgjatjen e mandatit te organeve te vetingut dhe nga ky lexim kuptohet se te gjithë deputetet qe mbështesin Sali Berishën dhe janë pjese e Komisionit te Rithemelimit ose nuk kane votuar, ose nuk kane shkuar ne séance.

 

I vetmi përjashtim është deputeti i Tropojës Isuf Çela, i cili mbështet Berishën, por ka vendosur të abstenojë.

 

Te deputetët që kanë abstenuar janë 3 të LSI; por bie në sy se një prej deputetëve që mbështet Bashën, deputetja e Shkodrës Emilja Koliqi ndryshe nga grupi i saj parlamentar, ka abstenuar për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

 

Në seancën e 10 shkurtit nuk kanë shkuar dy deputetë që mbështesin Bashën; Alfred Rushaj dhe Flutura Açka si dhe Edi Paloka e Tomorr Alizoti.

 

Pro zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut ka votuar e gjithë Partia Socialiste me përjashtim të Belinda Ballukut, e cila eshte akuzuar nga opozita per konflikt interesi pasi motra e saj eshte pjese e komisionit te pavarur te kualifikimit te cilit iu zgjat mandati.

 

Krahas deputeteve te pd pro ndryshimeve kushtetuese kane votuar edhe te gjithe aleatet; agron duka, dashamir shehi, vangjel dule dhe partia per drejtesi integrim e unitet.

 

 

DEPUTETET QE MUNGUAN NE SEANCE

 

1-Flutura Açka

2-Tomorr Alizoti

3-Edi Paloka

4-Alfred Rushaj

 

DEPUTETET QE NUK VOTUAN  NE SEANCE

1-Luan Baçi

2-Belinda Balluku

3-Sali Berisha

4-Luçiano Boçi

5-Oerd Bylykbashi

6- Belind Kelliçi

7-Sorina Koti

8-Bujar Leskaj

9-Flamur Noka

10-Edmond Spaho

11-Agron Shehaj

12-Tritan Shehu

13-Albana Vokshi

 

DEPUTETET QE ABSTENUAN

1-Monika Kryemadhi

2-Petrit Vasili

3-Erisa Xhixho

4-Isuf Çela

5-Emilja Koliqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *