Mediat italiane kanë publikuar përgjimet që dërguan në pranga këngëtaren shqiptare, Elsa Lila, pjesë e një bande të trafikut të drogës.

 

Gjatë bisedës së zbardhur nga përgjimet, ajo këshillon anëtarët e organizatës që të krijojnë lidhje në qeveri.

 

“Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Një herë më dhanë një gjobë, por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin. Sepse, këtu, si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten shumë”.

 

Këngëtarja kujdesej për paratë dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin, librin në të cilin grupi kriminal regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe mariuanës.

 

Në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë, përfshirë boksierin Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”. Ndërkohë, kryetari i bandës, është ende në kërkim nga autoritetet italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *