Vizion Plus mëson emrat e 17 personave që u arrestuan në kuadër të megaoperacionit të policisë së shtetit dhe SPAK , me qëllim goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të emigrantëve të paligjshëm.

Organizata u zbulua pas hetimeve 1-vjeçare, që zbuluan se anëtarët e këtij grupi i ndihmonin emigrantët që të mbërrinin në vendin tonë, me destinacion final shtetet e Bashkimit Europian.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjykata  caktoi masën e sigurimit personal për 26 personat e përfshirë në këtë grup. Ndërkaq, policia ka arrestuar 19 prej tyre, tre të tjerë janë dërguar në arrest shtëpiak, dy janë të detyruar të paraqiten para autoriteteve si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gazetari Esido Barkaj, raporton se janë ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 17 shtetasit:

Endri Seiti
Luan Tafalla
Endrit Ismailaj
Arnol Shpata
Xhuljeta Çopa
Artur Mata
Antonio Speçhio
Artan Sulaj
Luan Sulaj
Shkelzen Matmuja (Bokciu)
Bukurosh Muja
Lulzim Lami
Tome Preka
Xhulio Krasniqi
Edmond Baklli
Iglan Alliçi
Emmanuel Ella

Gjithashtu janë caktuar masa e arrestit me burg, përfshirë edhe  policë:

Komisar Altin Hasani, Specialist për Sektorin për të Huajt ne Departamentin per Kufirin dhe Migracionin ne DPPSH.

Komisar Edmond Barha shef seksioni per migracionin e parregullt ne Drejtorine per Kufirin dhe Migracionin Tirane.

Inspektor Ariel Hoxha punonjës policie ne Kom Pol Kufitare Rinas me mase sigurie arrest ne shtepi.

Detyrim paraqitje Inspektor E.H. punonjës policie në Kom Pol Kufitare Rinas.

Në kuadër të operacionit janë identifikuar të paktën pesë subjekte tregtare të cilët siguronin kontrata fiktive pune për këta shtetas, që kryesisht ishin nga Bangladeshi. Më pas, ky grup vijonte me procesin e aplikimit për vizë, e deri në pritjen e këtyre personave në aeroportin e Rinasit, kundrejt një pagese prej 5.000 eurosh për person.

Të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme janë 11 biznesmenë dhe katër punonjës policie. Policia shqiptare bëri të ditur se gjatë kontrolleve janë sekuestruar 400.000 euro, 700.000 dollarë amerikanë, 4.000 funte, 520.000 lekë, 13 automjete, 50 telefona, tri pistoleta, 50 fishekë etj.

Hetimi u krye nga Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe u shtri në rrethet Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë. Përveç individëve në hetim u vunë edhe biznesmenë të ndryshëm, edhe punonjës policie.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *