E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zbardhen emrat e dy vëllezërve që u ekzekutuan sot në Durrës

Viktor dhe Besmir Haxhia janë dy vëllezërit që humbën jetën pasditen e kësaj të hëne në Durrës.

Dy viktimat po lëviznin me automjetin e tyre tip “Golf” në kohën kur autorët iu kanë zënë pritë për t’i ekzekutuar. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash. Nuk bëhen ende të qarta rrethanat e ngjarjes.

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë  që  në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta  të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Më shumë video

Reklamë