E hënë, 21 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zbardhen 4 vendimet e rëndësishme të Këshillit Kombëtar të PD

Këshilli Kombëtar i mbledhur pasditen e kësaj të enjte mori katër vendime të rëndësishme të cilat konfirmuan në detaj thuajse edhe qëndrimin e mehershëm të kryesise së selise blu.

Pika e parë është mbështetja e zgjidhjes politike të ofruar nga opozita e bashkuar për një Qeveri Tranzitore si e vetmja mundesi që do të garantonte zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe zhbllokimin e procesit te integrimit të vendit .

Së dyti Këshilli Kombëtar vendosi që PD të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë plotësuar kushtet për zgjedhje te lira dhe te ndershme. Kriza e rëndë politike në vend nuk mundëson kushtet për zgjedhje te lira e te ndershme pasi është provuar se qeveria e Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.

Vendimi i trete i marrë është angazhimi I Pd për të mos lejuar zgjedhje farsë të organizuara nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar Pd angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasade të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe parate e pista.

Reklamë

Në fund Këshilli Kombëtar I drejtuar nga Bujar Nishani ka mandatuar kreun e PD, Basha dhe sekretarin Bardhi që të negociojë me aleatet opozitare nënshkrimin e koalicionit për të gjitha pikat e lartëpërmendura.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë