Marrëdhënia e Zayn Malik dhe Gigi Hadid po shkon më mirë se kurrë. Lajmin e konfirmoi edhe vetë ish anëtari i “One Direction”. Në intervistën e fundit për “Sunday Times Style”, Zayn shprehet: “Ajo ka jetuar me mua për nje vit. Gigi ka takuar disa herë familjen time në Londër. Pasi punuam bashkë për klipin “Pillowtalk”, kuptova se është një artiste shumë e mirë, dhe vërtetë kreative.”

 

 

E meqënëse ra fjala tek Pillowtalk, ai ja ka dedikuar këngën e parë solo Perrie Edwards, ish të fejuarës së tij. Zayn thotë:“Dashuria dhemb shumë. Dashuria është e vështirë. Mbase eksperiencat e mia në dashuri me ndihmuan të sjell një album të ri, e ta shkruaj të gjithin vetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *