Tërhiqet nga kërkesa për lirimin e kusht Myrteza Çaushi, (Zani) i cilësuar si kapobanda i Vlorës.

Gjykata pritet që të pushojë çështjen e tij.

Ish-kreu i Bandës së Vlorës mbërriti sot nën masa të larta sigurie në Gjykatën e Korçës.

Policia bllokoi rrugët kryesore që të çojnë në hyrje të gjykatës, ndersa uniformat blu rrethuan gjithë zonën.

Ai po vuan dënimin në Burgun e Drenovës dhe është dënuar me burg përjetë mirëpo, së fundmi kërkoi të lerë qelinë, me pretendimin se tashmë është rehabilituar dhe do të nisë një jetë normale.

“Kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”, pati thënë Çaushi në kërkesën e tij./VIZION PLUS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *