Subscribe

Kalendari i ri artistik në Teatrin e Operas dhe Baletit nis me një shfaqje të vjetër, “Carmina Burana”. Sezonin e shkuar ishte një ndër shfaqjet më të duartrokitura, ndoshta sepse erdhi e plotë në të gjithë komponentët që mund të ofronte TKOB. Rreth 200 artistë do të ngjiten sërish në skenë këtë fundjavë për të interpretuar të njëjtën shfaqje. Koreografia, kostumet, skenografia i mbeten besnike versionit që ofronte Teatri i Kernit sezonin e shkuar. Alessandro Cadario, dirigjenti i ri i orkestrës, konfirmon se as në muzikë nuk do të ketë ndryshime.
Alessandro Cadario: Partitura është e njëjta, ajo që ka shkruar Carl Orf në 1935-ën. Unë jam për herë të parë këtu dhe nuk e di si është dirigjuar më parë në tiranë, por do përpiqem t’i qëndroj besnik partiturës origjinale. Më vjen mirë që Carmina Burana këtu në tiranë ngjitet në skenë bashkë me baletin. Kështu mund të shijoni një shfaqje ku ndërthuren shumë komponentë. Edhe balerinët thonë se asgjë nuk ka ndryshuar.
Për drejtoreshën Zana Çela, Carmina Burana, ishte e vetmja shfaqje që mund të hapte sezonin e ri në kushtet kur nuk kishte një kalendar të hartuar, ndërsa nuk dha detaje nëse deri në dhjetor do të ketë apo jo ndonjë premierë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *