Heqja e mësimit me turne është mirëpritur nga të gjithë prindërit, por ka ende pikëpyetje që lidhen me zhvillimin e mësimit.
Drejtorja e Politikave të Zhvillimit të Arsimit, Zamira Gjini, një një lidhje direkte në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” ka treguar si do të veprohet me nxënësit, shkollat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.
“Shkollat janë gati që nxënësit të vazhdojnë mësimin rregullisht në klasa, në orë 45 minutëshe, sipas orarit të përcaktuar nga mësuesit. Është ngjarje e rëndësishme se na u desh për shumë kohë të shikonin gjatë muajit shtatorit se si vijon situata e përhapjes së virusit dhe bërjes së vaksinës nga mësuesit, dhe të merrnim këtë vendim…Janë pak shkolla në qytetin e Tiranës, Durrësit e Krujës, që për shkak të tërmetit po rikonstruktohen dhe po ndërtohen shkolla të reja. Do të duhet që dy shkolla ta bëjnë mësim në të njëjtën godinë. Është e përkohshme. Për pak muaj, nxënësit do të kthehen në shkollat e tyre .”





