Zamir Dedej drejtori i pergjithshem Agjensise Kombetare te Zonave te Mbrojtura pas nje takimi qe ka pasur me shoqaten kombetare te parqeve te Shqiperise flet sot nga Korça.

 

Au deklaroi se takimet rajonale vijnë pas takimeve të bëra në të gjithë vendin mbi karakterin dhe cilesitë qe kane zonat e mbrojtura.

 

“Qellimi eshte qe te shikojme sa nga keto zona plotesojne kriteret per te cilat jane shpallur zona të mbrojtura. Kjo ka qene nje nga kerkesat qe ka patur gjithmon organizata kombetare karshi qeverise shqipetare.Ka patur nje debat midis shoqerise civile,eksperteve,bashkive ne te gjithe territorin e vendit. Sot ne vijmë në Korce per te filluar nje debat rajonal ku kemi 4 rajone te grumbulluara me gjithë prefektet. Ne nuk kemi filluar akoma te dalim ne siperfaqe me konkluzione,ekspertet kane vene ne dukje disa zona te cilat nuk plotesojne me ato karaktere per te cilat jane shpallur. Meqenese jemi ne zonen e Korces, ka patur disa reservate gjuetie te cilat kane qene prezente ne Korce sic kane qene Nikolica dhe Cangonji te cilat kane qene siperfaqe te vogla dhe qe sot nuk permbushin kriteret teknike.

 

Zamir Dedej sqaroi edhe disa debate që kanë lindur mbi disa zona të vendit, nëse duhet  apo jot ë quhen të mbrojtura.

 

 

Ne pjesen e peisazhit te mbrojtur te Ohrit, ne kemi brenda peisazhit dhe zonen urbane te qytetit te Pogradecit dhe ketu ka patur nje debat a duhet te jete pjese e zones te mbrojtur qyteti apo jo. Po shikojme te gjitha mundesite qe zonat urbane qe jane brenda vijes se verdhe mos jene pjese e zones se mbrojtur. por te jene pjese e menaxhimit bashkiak.Ne zonen e Korces nje debat po zhvillohet per bredhin e Drenoves i cili tashme ka nje demtim te madh dhe ka nje propozim nga tekniket qe te kthehet ne park bashkiak, ne kemi kategori te re qe eshte futur ne cilesine e zonave te mbrojtura qe nuk eshte me rendesi kombetare, por me rendesi lokale dhe kete bashkia mund ta shpqalli si park te nje niveli te sakte.

 

 

Ai u pyet edhe për rrezikun që i kanoset Valbonës dhe Liqenit të Shkodrës.

 

 

Zona e Alpeve ka nje propozim teper interesant, per tu kthyer ne parkun me te madh duke qene nje propozim i kahershem qe te bashkohet zona e Thethit e Valbones dhe e Vermoshit. per te krijuar keshtu parkun e Alpeve i cili do jete 86 mijë hectare, pra parku me i madh ne Shqiperi. Ky propozim nga ekspertet shkon ndesh me dy vendet fqinj.Kemi nje propozim te ri ne zonen e Munelles qe eshte vene re prania e riqebuallit ne disa vende dhe pretendohet te shpallet nje zone e re e mbrojtjes nje park i ri ne zonen e Munelles. Kurse Vjosa po shikohet qe rrjedhja e siperme e lumit te hyje ne pjesen e zonave te mbrojtura .Në bregdet ne kemi 4 zona që ka filluar një debat pak më i veshtire.Kemi zonen e Bunes, të Divjakës, Velipojës dhe pjesen e Nartes.Në pjesën e Bunës dhe Velipojës specialistet kane parë më teper toka bujqesore qe kane qene te perfshira ne kete zone ndersa ne pjeset e tjera po shikohet mundesia per te rishikuar te gjithe territorin. Ndersa per pjesen e Nartes kemi nje debat shume te madh. Tashme eshte hedhur ideja nga qeveria per ndertimin e nje aeroporti dhe pjesa kryesore e ketij ndertimi eshte afer zones te mbrojtur,keshtu po shihen te gjitha mundesite per kete zone.

 

 

Kete deklarate Zamir Dedej e dha nga Korca ku u organizua takimi rajonal mbi Studimin e vlerave dhe kufijve te Zonave te Mbrojtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *