Kryetari i Hotelerisë, Shoqata Shqiptare e Turizmit Zak Topuzi, ka theksuar se tërmeti ishte një test i madh, pasi duke pasur parasysh fuqinë shkatërruese të tij Shqipëria në aspektin e objekteve të turizmit i rezistoi.

 

Gjithashtu Topuzi në emisionin 7 pa 5 në Vizion Plus ndër të tjera ka thënë se në këtë fazë ku ndodhet vendi është e rëndësishme që ministria të hartojë politika stimuluese për zona të prekura nga tërmeti për të ndikuar praktikë që ndiqet edhe nga vendet ndërkombëtare .

 

“Tërmeti ishte nje test i madh pasi duke pasur parasysh fuqinë shkatërruese të tij Shqipëria rezistoi. Ne tashmë nuk mund të ngjallim më panik,dhe televizionet duhet të bëjnë shkëputje nga pamjet e shkatërrimit të objekteve që për hir 5ë së vertetës janë shumë pak dhe kishin probleme. E rëndësishme është të qetësohet situata dhe media duhet të ndikojë në rimëkëmbjen e vendit, pasi kjo mund të ndikojë dhe të jap impakt dhe imazhe tek mediat e huaja. Sigurisht qe situata e pas tërmetit ka impakt në turizëm është shpejt të flasim për shifra por ka anulime  individuale dhe në grupe por jo në kontrata të mirfillta të cilat kanë dhe kushte penalizuase për Shqipërinë nëse nuk i plotesojmë standartet. Jemi në bisedime për të bërë politika stimuluese për zona të prekura nga tërmeti për të ndikuar, ka praktika të tilla ndërkombëtare i gjithë rajoni i subvencionon turizmin pa ndodhur situata të tilla por ato i subvecionojnë turistet por në këtë situatë duhet ta bëjmë dhe ne një gjë të tillë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *