E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Zaimina Vasjari bashkëpunim me Flor Mumajesin?

Zaimina Vasjarit fillimet e saj të karrierës i ka në muzikë, dhe gjithmonë  kanë qenë nëpërmjet muzikës, ku shpesh ka sjellë bashkëpunime shumë të suksesshme të cilat i kanë rezistuar kohës.

 

Këngëtarja kishte vendosur të bënte pak pushim nga muzika dhe të fokusohej më tepër tek familja dhe tek biznesi i saj.

 

Reklamë

Zaimina në postimin e saj në Instagram, ka zbuluar se në fakt ka ndërmend të sjellë projekt të ri dhe për më tepër, një bashkëpunim të suksesshëm me këngëtarin Flori Mumajesi.

 

“Kur do sjellësh një këngë të re si ‘Po ta dija unë’”, e ka pyetur një nga fansat dhe Zaimina ia ka kthyer duke thënë se këtë gjë e di Flori Mumajesi. Mesa duket, dyshja ka kohë që planifikon një projekt të ri, por e ka mbajtur sekret për publikun. Ndoshta kënga do të publikohet së shpejti dhe me siguri, do të pëlqehet shumë nga publiku.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë