E premte, 18 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Zaimina ndjek në Amsterdam idhullin e saj

Ilustrim · Vizion Plus

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, ka treguar së fundmi përmes rrjeteve sociale se ka marrë rrugën drejt Hollandës, për të shkuar në koncertin e ishullit të saj, The Weeknd. Ajo ka publikuar, në rrjetin social Instagram, disa fotografi përmes së cilave ka treguar se ndodhet në Amsterdam bashkë me disa miq.

 

Më vonë ka publikuar edhe video ku tregon momentin e shfaqjes së The Weeknd në skenë. Gjatë performancës së tij, Vasjari ka kërcyer pa pushim duke kënduar vazhdimisht edhe ajo hitet e tij. Ndonëse në mesin e mijërave personave të pranishëm, ajo nuk pati mundësinë që realizojë një fotografi pranë idolit të saj, por Zaimina u nda shumë e kënaqur nga mbrëmja e kaluar, përderisa lumturia e saj u pa edhe në imazhet e publikuara në rrjetet sociale.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh