Kreu i gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori vijoi betejën në Kolegjin e Posaçshëm të Apelimit.
Megjithese kaloi shkallën e parë të vetingut, komisioneri publik ka kërkuar shkarkimin e tij nga detyra për problemet me pasurinë.
Xhezair Zaganjori
Kryetar i Gjykates se Larte
“ Sot dorëzova 10 prova të reja krahas 23 provave të seancës së kaluar. Mbetet te shikojmë se cfare do te ndodhe… ”
Zaganjori iu përgjigj gazetarëve edhe mbi situatën në gjykatën e Lartë, ku bie ne sy, se dy persona rrezikojnë te lirhen pasi mund t’u kalojnë afatet e ekstradimit.
XHEZAIR ZAGANJORI
KRYETAR I GJYKATES SE LARTE
“Jam ne dijeni por si kam parë afatet , i kemi derguar shkresë KLGJ-se ne lidhje me kete situate ne kete Gjykate.”
Për Zaganjorin , emërimi i 4 anëtarëve të rinj në gjykatën e Lartë që aktualisht është jashtë funksionit me vetëm 2 anëtarë , eshtë urgjente.
XHEZAIR ZAGANJORI
KRYETAR I GJYKATES SE LARTE
“Kater anëtarët e rinj do ri jepnin frymemarrje të paktën me ceshtjet civile që gjykohen me 3 gjyqtare por edhe ceshtjet qe kalojnë ne dhomën e Këshillimit”.
Vendimi per Zaganjorin nëse do të qëndrojë ose jo në detyre dhe sistem pritet të jepet më 17 korrik.





