E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Zaev: Zgjedhjet mund të shtyhen, e di unë se kur jap dorëheqje

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev këmbëngul se zgjedhjet e parakohshme të caktuar për në 12 prill mund të shtyhen, pasi sipas tij opozita po pengon reformat në fushat e pagave, pensioneve dhe investimeve.

 

Reklamë

ZORAN ZAEV

 

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

Do të ketë zgjedhje dhe duhet të ketë. Arsyet pse mund të shtyhen zgjedhjet, janë nëse dikush vazhdon t’i rrezikojë planet ekonomike si pjesë e Qeverisë. Për ketë arsye them se nuk do të lejojmë që dikush në mënyrë jo të pranueshëm, të parregullt, t’i bllokojë rrogat, pensionet, politikat ekonomike, investimet, zhvillimin dhe shumë gjëra tjera me qëllim të vetëm kalkulimet zgjedhore dhe politike.

 

Kreu I qeverisë në shkup madje shtoi se mund të  mos dorëhiqet më 3 janar, siç parashikon Marrëveshja e Përzhinës për ti hapur rrugën Qeverisë teknike, pikërisht për shkak të qëndrimeve opozitës.

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje derisa dikush vazhdon t’i bllokojë proceset. Pa dorëheqjen time nuk mund të fillojë asnjë procedurë për qeverinë teknike.

 

Ndërsa për opozitën maqedonase vmro dpmne,  Zaev pret humbje në zgjedhje dhe për këtë arsye kërkon alibi për shtyrjen e tyre.

 

Javën e ardhshme më 3 janar Qeveria e Zaevit duhet të pasOhet nga qeveria  teknike. Si mazhoranca ashtu edhe opozita ditën  e premte pritet të vendosin për emrat e mundshëm.

Më shumë video

Reklamë