Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka urdhëruar shërbimet sekrete që të kontrollojnë nëse qeveria, zyrat dhe kabineti i tij përgjohet nga ndonjë sistem i fshehtë përgjimi.

 

 

“Kam për qëllim të jem i hapur dhe shumë transparent, por ky është kabinet i kryeministrit ku besoj se nuk duhet të qëndrojnë aparate apo sisteme të ngjajshme, edhe pse e kaluara ka treguar se ajo është e mundur”, ka thënë kështu Zaev.

 

 

Kujtojmë se Zaev mori sot zyrtarisht detyrën si kryeministër i Maqedonisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *