Subscribe

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev prezantoi këtë të martë në Bruksel rezultatet e vendit në procesin e reformave për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

 

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federika Mogherini tha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Zaev dhe me eurokomisionein Johannes Hahn se dëshiron që në muajin qershor, Maqedonia të marrë dritën jeshile bazuar në meritokraci.

 “Takimi na dha mundësisnë të diskutojmë arritjen që ka bërë Maqedonia e Veriut në përmirësimin e raporteve me fqinjët dhe më lejoni të përmend marrëveshjet e arritura me Greqinë dhe Bullgarinë. Ju përgëzoj për liderishipin tuaj dhe të kryeministrit Cipras. Jam e impresionuar nga rezultatet në reforma. Janë votuar një numër i madh i ligjeve. Por, ne kemi parë se ndryshimi nuk është vetëm tek votimi, por edhe zbatimi I tyre. Jam e bindur se vendi mund të bëjë këtë gjatë javëve në vijim”.

 

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha se Maqedonia do të vazhdojë të punojë për përmbushjen e të gjitha detyrave me qëllim që të ketë një vendim pozitiv në qershor.

 

“Maqedonia e Veriut paralelisht me zgjidhjen e çështjeve bilaterale ka punuar me përkushtim reformat në gjyqësor, në shërbimet e intelegjencës, luftën kundër korrupsionit e administratës. Në vazhdim do të punojmë për përmbushjen e të gjitha detyrave që mund të kenë ndikim pozitiv në vendimin e qershorit. Negociatat mbeten prioritet për vendin tonë.

 

Në takimin në Bruksel morën pjesë edhe zv. Kryeministri Bujar Osmani, Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, dhe ministry I Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *