Subscribe

I mandatuari per kryeministër të Maqedonisë, Zoran Zaev vazhdon takimet me partitë shqiptare për programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të ri. Në selinë e LSDM ai u takua me krerët e BDI dhe LR-PDSH, Ahmeti e Sela. Pas takimit Ahmeti u shpreh se synimi është që qeveria të krijohet sa më shpejt, ndoshta javën e ardhshme.

 

Ali Ahmeti: Sigurisht që të gjitha palët jemi të interesuara që sa më shpejt ky kapitull të përfundojë. Besoj se fillimi i javës së ardhshme do të jetë një fillim i mbarë.

 

Lideri socialdemorkat Zoran Zaev më pas është takuar në mjediset e kuvendit me kreun e Lëvizjes Besa, Bilal Kasami. Përpara nisjes së takimit megjithatë, Zaev sqaroi se ndoshta do të duhen edhe një ose dy ditë deri në arritjen e një marrëveshjeje.

 

Zoran Zaev: Nuk besojmë se do arrijmë ta krijojmë qeverinë qe sot, ne po tentojmë, por kjo varet nga partitë politike. Po flasim për çështje të rëndësishme për qytetaret dhe besoj se ia vlen të humbasim një ose dy ditë, por e rëndësishme është që qeveria të krijohet sa më shpejt dhe të miratohet në kuvend.

 

Ndërsa kreu i Lëvizjes Besa, tha se për qeverinë duhet vullnet nga të dyja palët. Në qeverinë e re BDI pritet të ketë te njejtat poste qeveritare qe ka mbajtur ne qeverisjen me VMRO-ne, me ndryshimin qe ne vend te ministrisë se arsimit do te kete ate te shëndetësisë. Jozyrtarisht, dikasteri i arsimit thuhet se do t’i besohet partisë se Ziadin Seles. Ndërsa Lëvizja Besa është me radikale ne qëndrimet e saj, pasi kërkon integrimin e deklaratës se partive shqiptare ne programin qeverisës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *