Subscribe

Pas refuzimit te presidentit Ivanov per te dhënë mandatin Zaev per formimin e qeverise se re, BDI ka mbledhur serish kryesine. Ne tryezën e bisedimeve është nje plan B per gjetjen e nje zgjidhjeje brenda Kushtetutës dhe platformës se përbashkët te partive shqiptare. Kryetari i BDI deklaroi se kjo parti, nuk do te heqë dore nga gjuha shqipe e as nuk do te beje kompromis ne dem te shqiptareve.

 

“Edhe tash e tutje ne do menaxhojmë përsëri me situatën por jo edhe duke bërë kompromise në dëm të MO-së dhe në dëm të shqiptarëve. Ne sot do ti shqyrtojmë të gjitha mundësitë kushtetuese, se si janë ato të parashikueshme me kushtetutë dhe ne mendojmë që zoti Ivanov duhet të jetë i kujdesshëm, ta rishqyrtoj”.

 

Ndërkaq, kreu i LSDM-së Zoran Zaev akuzoi Ivanov për standarde të dyfishta. Ne një emision televiziv ai tha se kur ia dorëzoi mandatin Gruevskit, platforma shqiptare nuk ishte aspak e problematike që VMRO-DPMNE-së t’i kërkonte 61 firmat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re, ashtu siç veproi me LSDM-në. Ai ka mohuar gjithashtu te jete biseduar per ndonjë platforme me kreun e BDI-se Ali Ahmeti, ndërsa thekson se është kundër ndryshimeve kushtetuese kur është fjala për himnin, flamurin dhe stemën.

 

“Nuk është diskutuar për ndonjë platformë, rreth 80 për qind e asaj që kam biseduar me Ahmetin, ka qenë si ti kthejmë paratë e vjedhura prapa, si do ti rrisim pagat e qytetarëve. Po manipulohet me popullin se paratë do të jenë në dy gjuhë. Në 32 komuna në vend është dygjuhësia, Kumanova ka tregjuhësi. Te gjitha sa fliten jane spekulime. Manipulimi i qytetareve është banditizem, pasi behet per interesa te ngushta te Gruevskit dhe Ivanovit.”

 

Pavarësisht presionit te ndërkombëtareve, Ivanov deri tani nuk ka pranuar te rishqyrtoje vendimin e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *