Subscribe

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev shprehet i sigurt Se tashmë nuk ekziston asnjë pengesë për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

 

 Ne në fund të shkurtit do ta fitojmë karrigen në NATO, ndërsa anëtarësim të plotë pas ratifikimit në parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

 

Rreth kundërshtimeve të cilat vijnë nga Rusia për marrëveshjen e arritur me Greqinë, kryeministri i Maqedonisë vlerësoi se e gjithë kjo është për shkak të anëtarësimit në NATO. Zaev nuk beson se Rusia do të përpiqet ta bllokojë zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë.

 

 Rusia është mike e jona, ashtu si janë miq tanë edhe SHBA-ja dhe BE-ja. Rusia është kundër zgjerimit të NATO-s dhe këtu qëndron problemi. Ne dëshirojmë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe shpresoj se do t’i përmirësojmë këto marrëdhënie.

 

Parlamenti i Greqisë do të jetë i pari i një vendi anëtar të NATO-s I cili do të ratifikojë protokollin për anëtarësim në NATO të Maqedonisë, dhe më pas  do të fillojë zyrtarisht zbatimi I emrit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

 

Ratifikimi pritet të votohet më date 8 shkurt, ndërkohë që do të njoftohen kryeqytetet e të gjitha vendeve të tjera anëtare të NATOs të cilat do të vijojnë me ketë proces në parlamentet e tyre.

 

Hapi i pare i Zbatimit të emrit të ri Maqedonia e Veriut do të nisë nga tabelat kufitare, ato të institucioneve dhe organeve të pushtetit qendror dhe lokal. Të gjitha tabelat të cilat do të vendosen me emrin e ri, do të jenë dhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *