Subscribe

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev, shpall arritjen e marrëveshjes me partitë shqiptare per qeverinë e re ne Maqedoni. Nga Bosnje-Hercegovina ku ndodhej per një vizite, ai deklaroi se janë harmonizuar qëndrimet mes palëve dhe brenda mesit te marsit vendi do te kete kabinetin e ri.

 

“Tani kemi siguruar firmat e nevojshme të deputetëve për të marrë mandatin. Ka mbetur një pjesë e vogël për t’u biseduar rreth formimit të qeverisë, pasi çështjet thelbësore si platforma e qeverisë së re, platforma e Lidhjes Social Demokrate, platforma e partive politike shqiptare, ligji që rregullon përdorimin e gjuhëve, janë harmonizuar. Tani ka mbetur qe te diskutohet vetëm per ndarjen e ministrive. Besoj se brenda 10 apo 15 ditëve Maqedonia do te ketë qeverinë e re të kryesuar nga socialdemokratët”.

 

Me herët, BDI njoftoi se me LSDM ishte arritur konsensus per projektligjin per përdorimin e Gjuhës Shqipe, një nga çështjet kyçe ne negociatat per qeverinë. Pas mbledhjes maratone te kryesisë u pranuan te gjitha nenet e draftit.

 

“Përmbyllëm këtë pjesë të debatit, dhe nga dita e premte presim të fillojmë diskutime për harmonizim eventual të platformës për bashkëqeverisje. BDI dha pëlqim për draft-ligjin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe, qe eshte i harmonizuar edhe me LSDM, nga ku mund të fillojmë të diskutojmë edhe për çështje te tjera”.

 

Me dorëzimin e firmave tek presidenti Ivanov, Zaev merr zyrtarisht mandatin per te formuar brenda 10 ditëve kabinetin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *