Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka komentuar krijimin vendimin e Kosovës për transformimin e Forçës së Sigurisë duke mbajtur të njëjtin qëndrim me NATO-n.

 

Në fjalën e tij Zaev është shprehur se nuk është momenti për tensione në rajon, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes me qëllim sigurimin e paqes dhe të bashkëpunimit në rajon.

 

“Unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është ashtu, nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja. Apeloj që edhe masat tjera, që janë ekzistuese në pjesën e doganave të rishqyrtohen, të kthehen prapa dhe t’i respektojmë organizatat ndërkombëtare”.

 

Ndërkohë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar popullin e Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

 

“Ushtria e Kosovës është edhe një themel i paqes dhe stabilitetit të të gjithë rajonit tonë me perspektivë euroatlantike dhe që nga sot, jo vetëm Kosova, por e gjithë Evropa juglindore përfiton edhe një aleat në betejën e ndërtimit të kapaciteteve demokratike perëndimore në vendet tona, të denja për integrim në NATO dhe BE”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *