E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Video · Rajoni

Zaev për paktin në Maqedoni

Zbatimi i marrëveshjes së re politike krijon terrenin për mbajtjen e një procesi demokratik zgjedhor. Kështu është shprehur lideri i opozitës në Maqedoni Zoran Zaev, i cili ka thënë se brenda 30 ditëve të ardhshme duhet të përfundojë pastrimi i listave zgjedhore dhe zbatimin e ligjit për balancim në raportimin mediatik. “Në këto momente presim marrjen e masave per një raportim në respektim të standardeve profesionale ne media me paanësi politike dhe gjithashtu një pastrim te rreth 300 mijë personave nga lista zgjedhore”, – deklaron Zaev. Sipas paktit, këtë të fundit do ta realizojë një komision “Ad Hoc” në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni. Ditët e fundit krerët e katër partive kryesore në vend arritën një marrëveshje për krizën politike në Maqedonia. Vendi do drejtohet nga qeveria teknike deri ne organizimin e zgjedhjeve qe do te mbahen ne dhjetor te këtij viti.

Më shumë video

Reklamë