E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Zaev në pritje të mandatimit

Pasi siguroi firmat e nevojshme, lideri i LSDM, Zoran Zaev pritet t’ia dorëzoje ato presidentit Ivanov per te marre mandatin per formimin e qeverise ne Maqedoni. Por ndërsa nuk ka me dilema per shifrën 61, gjithçka mbetet e hapur per koalicionin. Ende nuk eshte arritur ndonjë marrëveshje me partitë shqiptare.

 

BDI ka sqaruar se dhënia e mandateve nuk do te thotë se është gjetur konsensus per bashkëqeverisjen me socialdemokratet, pasi bisedimet do te vazhdojnë për kërkesat dhe programet e partive. Ndërkaq, as Aleanca per Shqiptaret nuk ka marre vendim per qeverinë. LR-PDSH pjese e këtij grupimi mbledh kryesine per te vendosur nese do te jete pjese e kabinetit. Por përfaqësues te saj kane theksuar se zbatimi i platformës se partive shqiptare mbetet kusht kryesor. Lëvizja Besa gjithashtu nuk ka nje qëndrim per qeverinë.

 

Reklamë

Pas sigurimit te firmave nga Zaev, Komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn deklaroi se Bashkimi Europian pret nga presidenti Ivanov që t’ia dorëzoje Zaev mandatin për formimin e qeverisë. Ai ka kerkuar qe të ndërmerren hapat e mëtejshëm në përputhje me Kushtetutën. Ndërkaq, mediat raportuan se kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski është takuar orët e vona te se shtunës me presidentin Ivanov, por nuk jepen detaje te takimit.

 

Më shumë video

Reklamë