Subscribe

Ende asnjë reagim nga Presidenti Gjorge Ivanov nëse do t’i jep ose jo mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev për formimin e Qeverisë. Edhe nga LSDM-ja nuk kanë marrë asnjë sinjal nga kabineti i presidentit. Juristët ne Maqedoni, duke cituar Kushtetutën, thonë se Presidenti ka 10 ditë afat për t’u prononcuar. Sipas tyre ne rastin ekstrem kur Ivano vendos te mos ia jape mandatin Ivanovit, atëherë shumica tashmë e krijuar prej 67 deputetëve ka të drejtë te nise procedurë në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë kjo sipas eksperteve do te përbente fillimin e anarkisë.

 

Ndërkohe, mbështetës te qeverise kane zbritur ne shesh edhe kete te marte per te protestuar kundër ndërhyrjeve nga jashtë dhe per ruajtjen e asaj qe ata e cilësojnë themeli kushtetues i Maqedonisë. Ne protestën përpara qeverise ka patur nje numër te madh qytetaresh, ndërsa jane vene re edhe shume ish-funksionare te qeverise se VMRO-DPMNE-se. Protestuesit e grumbulluar para godines se qeverise marshuan drejt Kuvendit duke hedhur parulla: “Europe, larg duart nga Maqedonia”, “ E zgjedhim vete qeverinë tone”, etj. Protestuesit e intervistuar nga mediat jane shprehur kundër qeverisjes mes LSDM-së dhe BDI-së. Madje ka patur edhe nga ata qe kane lëshuar thirrje kundër shqiptareve dhe kundër avancimit te ligjit per gjuhen shqipe.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *