Subscribe

Pas më shumë se tetë muaj, prej takimit të korrikut dhe mosmarrëveshjeve te shumta për emrin e ri të vendit dy kundërshtarët politikë ne Maqedoninë e Veriut kanë vendosur të zbusin tonet.  Kryeministri Zoran Zaev ka biseduar me liderin e opozitës Kristijan Mickoski. Fokusi kryesor ishte mbajtja e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike presidenciale dhe prokuroria special.

 

Ne do të sigurojmë që zgjedhjet të jenë të pastra si kristali, që është e rëndësishme si nga aspekti shtetëror edhe ai partiak. Pozitat tona janë të qarta, kjo Prokurori Speciale Publike duhet të përfshihet në sistemin e prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë Veriore, ku duhet t’i jepet mundësia këtij kapaciteti të krijuar në vend të vazhdojë.

 

Zaevi dhe Mickoski nuk diskutuan për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa u refuzua kërkesa e VMRO-DPMNE-së që me propozimin e  opozitës të zgjidhet prokurori publik i shtetit. Por a jo çka prodhoi ky takim ishte krijimi I grupit të përbashkët të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE për  projektligjin e ri për prokurorinë.

 

Diskutuam edhe për ligjin për prokurorinë  publike. Për ne, si parti politike është e rëndësishme që ky prokuror i posaçëm publik ka humbur besueshmërinë e plotë edhe personale edhe profesionale për të marrë mbështetjen tonë në të ardhmen. Parimisht integrimin e PSP-së si pjesë të Prokurorisë Publike mund ta hapim si temë dhe ta diskutojmë sepse është pjesë e  paketës së ligjeve reformatore.

 

Sipas Mickoskit, takimi ishte i dobishëm për përmirësimin e klimës politike për një proces të besueshëm të zgjedhjeve dhe për një garë te pastër presidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *