Lideri i LSDM-së Zoran Zaev doli për herë të parë para mediave pas dhunës së mbrëmshme. Siç duket edhe në foto, ai doli para gazetarëve me shenja dhune në fytyre. Sipas tij ngjarjet e mbrëmshme ishin një tentativë për vrasje, në të cilën morën pjesë edhe pjesëtarë të policisë. Për dhunën në kuvend ai bëri përgjegjes presidentin e vendit, ndërkohë që premtoi se qeveria e tij do ta demokratizonte situatën në Maqedoni.

 

“Kemi bërë një hap të madh në proceset demokratike sipas shumicës parlamentare, kemi bërë hapin e parë me zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe do të vazhdojmë me formimin e institucioneve tjera. Uroj Xhaferin dhe përkujtojë se fortë e mbështesim atë”, tha Zaev.

 

Duke komentuar dhunën  e mbrëmshme, Zaev tha se një pjesë nga dhunuesit ishin pjesëtarë të policisë dhe disa të tjerë i cilësoi si banditë që kishin për qëllim likuidimin e tij.

 

“Ajo që ndodhi mbrëmë ishte tentim për vrasje, kishit rastin ta shihni edhe vetë. Ishte një veprim i koordinuar edhe nga forcat policore”, tha Zaev.

 

Zaev  dekalroi se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Ivanovit, duke e cilësuar atë si përgjegjës për atë që ndodhi mbrëmë brenda dhe jashtë Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *