Qeveria në mbledhjen e parë ka emëruar nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, shefin e kabinetit të kryeministrit dhe Komisionet bazë dhe ato të veçanta. Për nënkryetar janë emëruar, Radmilla Sheqerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani, Koç Angjushev dhe Hazbi Lika.

 

Si sekretar i përgjithshëm është emëruar Dragi Rashkovski, profesor pran Fakultetit Juridik në Shkup. Jo zyrtarisht zëvendës i Rashkovskit mund të mbetet Tahir Hani. Shefe e kabinetit të Kryeministrit është emëruar Mirjana Janeva, ish shefe kabineti tek Zoran Zaev, kur ky i fundit ishte kryetar i Strumicës, raporton Alsat i Maqedonise.

 

Në mbledhje janë ndarë edhe ministrat pa resorë. Robert Popovski ministër pa resor për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë. Edmond Ademi, ministër par resorë për dijasporën.  Ramiz Merko, Adnan Qail dhe Zorica Apostollovska për investime të huaja, Samka Imbrahimovski për përmirësimin e gjendjes së romëve të Maqedonisë, Zoran Shapuriq për rregullimin e klimës së investimeve të brendshme.

 

Nga Komisionet bazë janë formuar Komisioni për sistem ekonomik, për sistem politik dhe komisioni për resurse njerëzore dhe zhvillim. Përveç kësaj, kryeministri Zaev kabinetit qeveritar i ndau edhe obligimet për raportimet mbi gjendjen aktuale në çdo ministri.

 

 Unë si kryeministër deri tek ministrat do të jap dhe detyrën e parë ajo është çfarë pres prej tyre në 30 ditët e para, në 100 ditët e para dhe 180 ditët e para. Pres që të raportojnë se si është gjendja tek ministritë, për shkak se pres të japin zgjidhje të problemeve në ministri – deklaroi kryeminsitri Zoran Zaev.

 

Në këtë mbledhje nuk u diskutua për heqjen e rrethojave të Qeverisë dhe as për shkarkimin e drejtorit të Byrosë së Sigurimit Publik, Mitko Çavkov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *