Subscribe

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev në një prononcim për mediat ka folur qartë mbi kushtetutshmërinë e ligjit të gjuhëve që u miratua në parlament dy ditë më parë. Ai u shpreh se askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi Kushtetutën, duke iu përgjigjur kështu të gjitha zërave kundër që shkaktuan edhe përplasje  e tensione në kuvend.

 

 “Ne kemi vendosur për politikat që po ndërtojnë Republikën e Maqedonisë si një shtet civil për të gjithë ata që jetojnë në të: maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, vllahët, romët, boshnjakët dhe të gjitha komunitetet e tjera. Ky ligj është plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Amendamentin 5, të miratuar 17 vjet më parë. Duke promovuar të drejtat për përdorimin e gjuhëve, askush nuk humbet, por ofron kushte për komunikim më të mirë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve. Tani është koha të hedhim poshtë politikat e ndarjeve, grindjeve dhe konflikteve që janë në kundërshtim me vlerat tona evropiane.”

 

Zaev në fjalën e tij theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të plotësimit të reformave dhe se është koha për zhvillimin e Maqedonisë në interes të të gjithë qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *