E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Zaev kritikon Pendarovksin: E palogjikshme deklarata e tij për “Open Balkan”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka krikuar presidentin, Stevo Pendarovski për deklaratën e tij në Prishtinë ku u shpreh se “Ballkani i Hapur” nuk do të jetë i suksesshëm nëse nuk marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit.

 

Zaev theksoi se nuk është e logjikshme që kreu i shtetit të jetë kundër miqësisë me fqinjët, kundër përafrimit të të rinjve të Ballkanit Perëndimor dhe kundër shkëmbimit më të lehtë ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit.

 

Reklamë

“Jam i bindur se institucionet do të punojnë me përkushtim në sigurimin e përfitimeve nga kjo iniciativë për qytetarët”, deklaroi Zoran Zaev.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë