Subscribe

Në rast se marrëveshja e Prespës dështon në Kuvend, kryeministri Zoran Zaev është i vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Shefi i qeverise deklaroi se nga dita e nesërme do të fillojnë bisedimet me opozitën.

 

Nëse nuk kemi sukses atëherë nuk ka zgjidhje tjetër. Proceset nuk guxojnë të ngrihen dhe të mbesin në vend. Duhet patjetër të ecim para dhe t’i kushtojmë vëmendje maksimale. Këto ditë do të fillojnë bisedimet. Sot po përmbledhim analizat, planet dhe veprimet dhe nga nesër do të fillojmë bisedimet. Do të jenë shumë shpejtë. Disa ditë, që i bie diku 25 nëntori edhe atë me disa ditë rezerve.

 

Zaev shtoi se nuk duhet humbur kohë dhe se ka pritshmëri të mëdha nga zgjedhjet.

 

Nuk kemi afate. Nëse japim afate nuk do të jetë mirë, e rëndësishme është të arrihet qëllimi. Për disa ditë do të kuptohet nëse ka ambient për marrëveshje ose jo. Nuk kemi biseduar me askënd. Unë personalisht pres shumë. Pse do të pyesni. Pres sepse zgjedhjet do t’i ndryshojnë numrat në kuptimin e mirë të numrit të deputetëve të nevojshëm për ndryshime kushtetuese. Referendumi përfundoi dhe qytetarët dhanë përgjigje të qartë për drejtimin në të cilin ecë Maqedonia dhe ku duhet të shkojmë. Nëse në bisedime dikush ofron alternativë, sigurisht qe do ta shqyrtojmë, por askush nuk tregon se cila është alternativa e NATO dhe BE. Askush nuk thotë cila është mundësia dhe a mund të ketë marrëveshje më të mirë.

 

Ndërkohë zëvendëskryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani ka përgënjeshtruar zërat se dalja e shqiptarëve në referendum ka qenë e ulët.

 

Shqiptarët kanë dalë masivisht në votim dhe referencë duhet të merret historiku i zgjedhjeve të fundit. Ne kishim dalje dje të shqiptarëve në numër ndoshta pak më të madh se nga zgjedhjet e fundit lokale. Numrat të cilat sot dolën në komunat shqiptare janë diku rreth 270 mijë votues.

 

Osmani shtoi se qytetarët e legjitimuan marrëveshjen me Greqinë me 600.000 vota “pro” dhe se koalicioni sipas tij ka marr numrin më të madh të votave se çdo koalicion tjetër që nga 1994.

 

Nga ana tjetër partia më e madhe opozitare VMRO-DPMN nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare të paktën në këtë periudhë.

 

 Çfarë zgjedhje të parakohshme ju lutem. Ajo që ndodhi ditën e djeshme ishte se, shifrat e treguan disponimin e qytetarëve ndaj Marrëveshjes me Greqinë. Për çfarë zgjedhjesh të parakohshme flasim këtu. Do të vijojë procesi i paralajmëruar, do të vijojnë shumë procese, mirëpo a do të ketë zgjedhje të parakohshme do të shohim.

 

VMRO-DPMNE paralajmëroi  kallëzime penale për parregullsi gjatë votimit të së dielës. Por ndërkohë, misioni i OSBE/ODIHR ka dhënë vlerësimet e para, duke e cilësuar referendumin të qetë transparent dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *