E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Rajoni

Zaev dorëzon mandatet te Ivanov: Pres tranzicion të qetë të pushtetit

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev u paraqit në presidencë duke dorëzuar firmat, me të cilat i kërkon mandatin presidentit Gjorge Ivanov.

 

Zaev arriti të sigurojë 67 nënshkrime, përfshirë këtu 10 nga BDI-ja, 5 nga BESA dhe 3 nga Aleanca për Shqiptarët, shkruan Alsat.

 

Reklamë

Zaev pret tani që brenda ditës ose në ditët në vijim, kreu i shtetit t’i ofrojë zyrtarisht mandatin për krijimin e qeverisë së re. Në deklaratën e shkurtër për mediat, Zaev tha se pret tranzicion të qetë të kalimit të pushtetit.

 

Në vizitën e tij në rezidencën presidenciale, Zaev shoqërohet nga nënkryetarja e partisë Radmilla Sheqerinska si dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski.

Vazhdo të lexosh

Reklamë