E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zaev dorëzon emrat e qeverisë në Kuvend

Mandatari për kryeministër, Zoran Zaev dorëzoi sot në kuvend programin për Qeverinë e re.

Kreu i LSDM-së u shpreh se programi i partisë së tij, është e vendosur të luftojë pa kompromis krimin dhe korrupsionin, të bëjë pastrim të thellë në sistemin  gjyqësor, por edhe përmirësimin e kushteve në shëndetin publik, sidomos pas pandemisë së koronavirusit.

Reklamë


Pos listës tashmë të njohur të ministrave, për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës propozohet Jeton Shaqiri, propozim ky i BDI-së.

Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut e përbërë nga 62 deputeë, do të ketë 19 ministra, 11 prej të cilëve i takojnë LSDM-së, dhe 6 BDI e Ali Ahmetit dhe nga një ministër do të ketë Lëvizja Besa pjesë e koalicionit dhe Partia Liberal Demokrate.

Vazhdo të lexosh

Reklamë