Subscribe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, shpreson që Bashkimi Europian do të reflektojë dhe do ta korrigjoje gabimin historik që bëri duke mos i dhënë dritën jeshile Shkupit dhe Tiranës për çeljen e negociatave.

 

Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Zaev theksoi se BE duhet të caktojë një datë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit sa më shpejtë që të jetë e mundur.


“Dëshpërimi është i pranishëm tek të gjithë qytetarët, është i pranishëm edhe tek unë pasi Bashkimi Europian nuk mori vendim pozitiv. Kemi shpresë se këtë gabim do ta përmirësojnë, është një gabim historik, edhe pse të gjithë liderët evropianë, përfshirë edhe presidentin francez Macron, janë të mendimit se ne i kemi përmbushur të gjitha detyrimet, por thanë se u duhet ende kohë. Kjo nuk na dekurajon që të vazhdojmë me reformat”

 

Lidhur me reformën në drejtësi dhe zhvillimet e fundit për lirimin nga paraburgimi të ish kryeprokurores Katica Janeva ndaj të cilës rëndojnë akuzat për korrupsion, Zaev u shpreh se gjyqësori është ende larg pritshmërive te qytetareve.

 

 “Qytetarët nuk kanë arritur të ndjejnë pritjet që kishin në Gjyqësor, prandaj ne shumë zëshëm flasim për atë që do të ndodhë në të ardhmen në sistemin e drejtësisë. Gjyqësori nuk është nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv, ne vetëm se kemi miratuar ligjet, prandaj presim që shumë çështje të përmirësohen. Kemi procese transparente gjyqësore që të gjithë të ndihen të barabartë para organeve të drejtësisë, por kjo nuk është e mjaftueshme, duhet ende shumë punë për të bërë”

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut tha se përveç verifikimit të pastërtisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, do t’I nënshtrohen verifikimit te rrepte edhe institucionet e tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *