E enjte, 17 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zaev: 2017, viti i çlirimit të Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev, në një video mesazh drejtuar qytetarëve për këtë fundvit, thekson se 2017-ta ishte një vit i suksesshëm që do të mbahet mend për çlirimin e Maqedonisë nga një kastë e korruptuar dhe nisjen e një ndryshimi të madh.

 

“Vitin që lëmë pas do ta kujtojmë me suksesin më të madh të qytetarëve të këtij vendi. Qytetarët liridashës çliruan një shtet të robëruar. U ballafaquam me sfidat dhe u realizua një kthesë e madhe. Ndodhi ndryshimi. Maqedonia u stabilizua dhe lëvizi drejt rritjes dhe zhvillimit.”

 

Në fjalimin e tij Zaev shprehet se qytetarët e treguan qartë që presin politika të reja në udhëheqjen e shtetit, si parakusht kryesor për kthimin e besimit në institucione dhe qeveri.

 

“Faktor kyç për krijimin e besimit është të arrihet sundimi i drejtësisë. Shteti ligjor krijon siguri për çdo qytetar në veçanti dhe për shoqërinë në përgjithësi.”

 

Zaev i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të japin kontributin e tyre për reformat në vend. Në fund ai thekson se shpreson që 2018-ta ta gjejë Maqedoninë vend anëtar të NATO-s, si dhe pret rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video