Subscribe

Zabo është emri i saj i artit. Ajo njihet jo vetëm si një poete dhe interpretuese e vargjeve, por edhe një artiste e angazhuar për ta përcjellë poezinë në forma të veçanta.

 

Një nga format më të duartrokitura kudo ku ajo është prezantuar në botë, është bashkimi i poezisë me muzikën me të cilën ka një njohje të hershme.

 

“Njoh disa shkrimtarë shqiptarë që janë frankofonë apo e duan shumë poezinë franceze. Midis tyre Edmond Tupen, Luljeta Lleshanakun e Parid Teferiçin. Më vjen mirë që ato do të jenë pjesë e programit që do të përcjell sot në teatër. Unë nuk do të performoj thjesht vargje poetike në skenat tuaja teatrale, por muzikë poetike. Jam diplomuar për muzikë dhe e adhuroj poezinë njëlloj si atë. Ndaj i bëj bashkë në skenë.”

 

Do të performojë edhe në Teatrin Kombëtar me një firzamonikë. E nën tingujt e saj interpreton poezi, jo vetëm poezitë e saj, por edhe ato të shkrimtarëve shqiptarë, që janë përkthyer në frëngjisht.

 

Artistja nuk do të performojë vetëm në Tiranë, por do të ndërmarrë një tur artistik në Elbasan më 16 mars dhe në teatrin Migjeni të Shkodrës më 18 mars. Kësisoj, pranvera frankofone nis në Tiranë me koncertin “”Mbrëmjet e freskëta” nga artistja Zabo për të përfunduar në Durrës në datën 22 mars me të tillë tinguj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *