Subscribe

Teksa Shqipëria së fundmi është në një sulm kibernetik duke dëmtuar të dhënat sensitive për qeverinë dhe qytetarët, tashmë fokusi është tek rritja e sigurisë dhe mbrojta nga sulme të tilla.

 

Në konferencën rajonale “Qytetet Intiligjente”  ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim tha se ka ofruar masa konkrete për ti bërë ballë këtyre sulmeve

 

Ju i dini dini rreziqet me të cilat përballemi çdo ditë,  ku persona po përpiqen të minojnë besimin në demokraci. Ne jemi këtu për tju ndihmuar.  Jam krenare që kemi ndikuar vertet me masa konkrete  për sigurinë kibernatike para dhe gjatë sulmeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të Iranit kundër qeverisë dhe popullit shqiptarë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon me aleatët dhe partnerët se si të mbrojmë qeveritë dhe njerzit nga keqdashësit e teknlogjive të reja.- tha Kim

 

Diplomatja amerikane kërkoi që në këtë partneritet të bëhët pjesë edhe sektori privatë me qëllim mbrojtjen e të dhënave

 

Për shkak të varësisë së qytetarëve nga teknologjia dhe rrisku I vazhdueshëm për sigurinë dhe privatësinë e të dhënave të tyre, kemi nevojë për parnteritet  mes qeverisë dhe sektorit privatë për të mbrojtur njerzit tanë- vijoi më tej ambasadorja Kim  

 

Sipas ambasadores, qeveritë autoritare po avancojnë me agjendat tyre duke eksploruar teknologji që mbledhin të dhëna qeveritare në kurriz të privatësië me qëllim realizimin e objektivave të tyre politike.

 

Këto deklarata u bënë gjatë një konferencë, me fokus promovimi I investimeve të teknologjisë inteligjente, ku përfaqëses të kompanive globale sjellin eksperiencën e tyre për sistemet që aplikojnë dhe sigurinë që ofrojnë ndaj sulmeve kibernetike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *