Yuri kim takon krerët e grupeve parlamentare/ Diskutohet ndryshimi i ligjit për financimin e partive dhe “territorialja”

Në takime të veçanta, ambasadorja amerikane në Tiranë u takua me dy kryetarët e grupeve parlamentare, atij socialist Taulant Balla dhe demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Ambasadorja Kim vuri në dukje se është e rëndësishme që të gjitha partitë të punojnë së bashku për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe të çojë Shqipërinë me vendosmëri përpara për të përmbushur kërkesat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi gjithashtu se tani është koha për të intensifikuar zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Kuvendi e miratoi unanimisht në vitin 2016 dhe që ka filluar të japë rezultate.
Në vend të një komunkimi me mediat, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj zgjodhën faqet e tyre në facebook për të treguar për bisedën që patën me Yuri Kim.
Taulant Balla lajmëroi ndryshime në ligjin për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore pas shqetësmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Rusia është kthyer në një kërcënim me financimet e saj të fshehta.
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PSNe do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë.
Të enjten në parlament, Enkelejd Alibeaj, paralajmëroi përgenjështrimin e lajmit për financimin e PD-së me 500 mijë dollarë nga Rusët në vitin 2017 kur kryetar ishte Lulzim Basha. Sot, pas takimit kokë më kokë me Yuri Kim, në reagimin e tij flet për gjithçka tjetër por jo për lobimet ruse në politikën shqiptare.
ENKELEJD ALIBEAJ
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PDNjsja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e grupit parlamentar të PD-së. E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.
Raporti i komunitetit amerikan të inteligjencës bëri që Yuri Kim dje dhe sot të takohet me përfaqësuesit e partive kryesore në vend dhe të diskutojë me to për kërcënimin serioz që vjen nga financimet ruse dhe kanosjen që paraqesim për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.




