Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot një takim me anëtarët e gjykatës së posaçme kundër krimit dhe korrupsionit.

 

Ajo përgëzoi gjyqtarët për punën, ndërsa vuri në dukje se dosjet dhe angazhimi i tyre është në rritje, pasi gjykata nuk po funksionon me numër të plote anëtarësh.

 

Diplomatja amerikane u shpreh se kriminelët po e ndjejnë presionin, ndërsa gjyqtarët duhet të rezistojnë.

 

“Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t’u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqinj se ligji po funksionon. Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare. Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin. Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, u tha Ambasadorja gjyqtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *