E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Yuri Kim takim “kokë më kokë” me Kryemadhin për 90 minuta

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilluan një takim këtë të enjte. Mësohet se takimi është mbajtur në selinë e LSI dhe ka zgjatur rreth 90 minuta.

 

Reklamë

Takimi nisi në prën 11:30 dhe përfundoi rreth orës 13:00. Ende nuk dihet për çfarë është diskutuar mes Kim dhe Kryemadhit.

 

Por duhet theksuar se ky takim vjen vetëm pak ditë pas tubimit të presidentit Ilir Meta dhe vetëm një ditë pas takimit me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Me këtë të fundit e dërguara e SHBA foli për reformën në drejtësi dhe kërkoi që të vijohet me të njëjtin kurs.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë