E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Yuri Kim sulmon Kinën: Heqin fajin nga vetja duke u shtirur si shpëtimtarë të krizës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka sulmuar ashpër Kinën për COVID-19.

 

Reklamë

Duke u nisur nga lajmet e shpërndara dhe akuzat e hedhura nga Kina se koronavirusi u krijua në laboratorët amerikanë, Kim thotë se Kina është fajtorja e vetme për këtë situatë.

 

Reklamë

Me anë të një postimi në “Facebook”, ajo ka shpërndarë Raportin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. Sipas diplomates amerikane, sot kinezët po shtiren si shpëtimtarë.

 

“??️ | “Raporti i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) tregon se ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vetëm disa vite më parë, janë duke u përpjekur sërish – duke përdorur keqinformim dhe propagandë për të fshehur të vërtetën, duke hequr fajin nga vetja dhe duke u shtirur si “shpëtimtarë” të krizës që ata vetë shkaktuan. Historia ka rëndësi, faktet kanë rëndësi”. Ambasadorja Yuri Kim”

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë