Ambasadorja amerikane Yuri Kim u është përgjigjur zërave për largimin e saj nga Shqipëria . Diplomatja e Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se do vijojë të qëndrojë ende në vendin tonë. Deklaratat Juri Kim i ka bërë gjatë një aktiviteti të këshillit të lartë gjyqësor ku ka përsëritur domosdoshmërinë e luftës ndaj korrupsionit.
Kam 3 vite në Shqipëri do jem këtu edhe për ca më gjatë! Por këtu kam mësuar se ka një sfidë të madhe! Nuk është se Shqipëria është tërësisht e korruptuar, kjo nuk është e vertetë. Ka histori këtu dhe duhet të ndjemë respekt për historinë që ka kaluar ky vend. Ky është një vend i vogël dhe të gjithë njohin. Ka ardhur koha për te thënë se Shqipëria është gati për fazën tjetër, se ne nuk mund të vazhdojmë më kështu. Vendime për atë se kush do jetë në atë pozicion të caktuar, kreu i një institucioni apo një tjetri.
Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Kim tha se është e rëndësishme që të zgjidhen gjyqtarë që japin drejtësi dhe jo hakmarrje. Sipas ambasadores amerikane në tremujorin e parë të vitit 2023 Gjykata e Lartë do të jetë e plotë me të gjithë anëtarët e saj.
4 vite më parë Gjykata e Lartë ishte me një gjyqtar. Besoj se brenda 3 mujorit të parë të 2023 Gjykata e Lartë do të ketë të gjithë anëtarët. Duhet të gjejmë drejtësi për njerëzit. Populli shqiptar dhe amerikan pret me padurim gjykata që janë me gjyqtarë të gatshëm per te dhene drejtësi.
Juri Kim iu përgjigj edhe kritikeve për rolin e ndërkombëtareve duke garantuar se Uashingtoni do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit.