Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar sot ambasadorin e OSBE, Vincenzo Del Monaco.

Ambasadorja deklaron se Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Po ashtu ajo shton se palët duhet veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR për zgjedhjet.

“Takova sot ambasadori e OSBE, Vincenzo Del Monaco, për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Kim në një postim në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *