Ambasadorja amerikane, Yuri Kim shtyn gjyqtarët që të shprehin interes për dy vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese. Me anë të një reagimi në “Tëitter”, ajo vlerësoi thirrjen që bëri Këshilli i Lartë Gjyqësor për ta. Kim theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment nevoje për ta.

 

“Shumë mirë që KLGJ-ja (pas KLP-së) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetingun të cilët do aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju!”

 

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese dhe nisja nga puna është një kusht kryesor nga Komisioni Evropian që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për negociatat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *