Politikë
Yuri Kim mesazh për zgjedhjet: Rregulla të drejta, në të kundërt humbet demokracia

Ndërsa ende nuk është vendosur varianti përfundimtar i fletës së votimit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i tërheq vëmendjen zyrtarëve përgjegjës që të tregohen korrektë në organizmin e procesit.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, diplomatja amerikane kujton se: “Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, brenda afateve të caktuara dhe transparente.”
Reklamë
Ambasadorja Kim nënvizon se ky standard duhet të bëhet fakt dhe jo vetëm perceptim, në të kundërt, humbet demokracia.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




