Ambasadorja amerikane, Yuri Kim shprehu mbështetjen e SHBA për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Reagimi i saj erdhi pas deklaratës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që bëri sqarimet se kur një fletë votimi quhet e vlefshme dhe kur e pavlefshme. Kim bëri thirrje që fletët e votimit të printohen në kohë.

 

“Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit. Më vjen mirë të dëgjoj që është rënë dakord për formatin e fletës së votimit, në mënyrë që ato të printohen në kohë për zgjedhjet e 25 prillit. Ne mbështesim fuqimisht KQZ në përpjekjet për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta dhe transparente.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *