Ambasadorja amerikane, Yuri Kim po zhvillon një takim me deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe atë socialiste, Etilda Gjonaj.

 

Takimi po zhvillohet në mjediset e kryesisë së Kuvendit, ai është i rradhës pasi diplomatja e lartë është takuar më herët me dy krerët e grupeve kryesore parlamentare, Taluant Balla dhe Enkelejd Alibeaj.

 

Takimet vijnë në kuadër të një sërë reformash që priten të ndërmerren siç është ajo në diskutim, territorialja dhe e pritshmja, zgjedhorja.

 

Po aq në qendër të bisedimeve do të jenë edhe financimet e huaja, e veçmas ato nga Rusia të cilat, SHBA i kanë cilësuar si kërcënim për demokracinë.

 

Ndryshe nga takimet me krerët e grupeve parlamentare që janë zhvilluar veçmas, ky i fundit do të zhvillohet me të dyja deputetet së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *