E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Yuri Kim: Kush pengon qytetarët për të votuar, të hetohet!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim u bëri thirrje organeve të hetojnë këdo që përpiqet të pengojë qytetarët të votojnë lirshëm të dielën.

 

Diplomatja e SHBA e bëri deklaratën pas një takimi me kryeprokurorin Olsian Çela, ndërsa paralajmëroi një takim edhe me kreun e SPAK, Arben Kraja.

 

Reklamë

“Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm, Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK Kraja, dje u takova me Drejtorin e Policisë, Veliu. ???????? Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe, duhet të hetohen. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin.”

 

Reagimi i Yuri Kim  erdhi pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë