E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Yuri Kim dhe Soreca i shkojnë në zyrë Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama e nisi javën duke pritur në zyrë dy ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca. Të dërguarit e SHBA-BE në Shqipëri zhvilluan një takim me kreun e qeverisë.

Mësohet se diskutimi i tyre u fokusua tek ndryshimet kushtetuese që mazhoranca kërkon të bëjë për të hapur listat zgjedhore.

Reklamë

Propozimi i mazhorancës është që listat të happen 2/3, por opozita jashtëparlamentare kërkon hapjen e plotë.

Afati i vendosur nga PS për të arritur dakordësinë për këtë çështje është 30 korriku, datë kur mazhoritarët duan t’i votojnë ndryshimet në Parlament.

Vazhdo të lexosh

Reklamë